Aksident trafiku në Pejë, vetura godet dy këmbësorë

Aksident trafiku në Pejë, vetura godet dy këmbësorë

Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, ku një veturë ka goditur dy këmbësorë, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhnësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova, ku tha se pasojë, të dy këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Ndërsa rasti është duke u hetuar nga hetuesit e aksidenteve”, tha Rugova.

Related Articles