Sulmohet një mjeke në Drenas, Policia arreston të dyshuarin

Sulmohet një mjeke në Drenas, Policia arreston të dyshuarin

Policia ka njoftuar se një person është arrestuar Drenas pasi kishte sulmuar fizikisht një mjeke gjatë trajtimit mjekësor, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas tyre i dyshuari, që ishte në trajtim për një rast dhune në familje, ka kërkuar ndihmë mjekësore, por gjatë procedurës ka goditur mjeken. Rasti është në procedurë hetimore dhe autoritetet po punojnë për sqarimin e të gjitha detajeve të ngjarjes.

“Gllogoc / 14.02.2026 – 17:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një rast dhunë në familje kishte kërkuar trajtimi  mjekësor dhe gjatë trajtimit mjekësorë ka sulmuar fizikisht doktorin, viktimën f/k. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rastin është në procedurë hetimore”, njofton Policia.

Related Articles