Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Prishtinë–Gjilan, konkretisht në fshatin Slivovë.
Sipas pamjeve, në aksident janë përfshirë dy vetura, të cilat si pasojë e përplasjes kanë dalë tërësisht jashtë rrugës.
Përveç dëmeve materiale, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
