Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur para mediave pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në Kuvend.
Ai tha se gjatë bisedës u trajtuan edhe tema të tjera të rëndësishme, çështje gjeopolitike dhe siguri, interesat e përbashkëta, si dhe buxheti i komunës së Prishtinës dhe ai qendror.
“Ne folem për çështjen më të rëndësishme, të presidentit, dhe afatin kushtetues që po na rrjedh. Dakordimi i përgjithshëm është se ka vetëm dy rrugë, dhe duhet konsensus politik, mes faktorëve të vendit, dhe ky konsesus politik duhet të ndërtohet mes këtyre 9 ditëve, ose duhet një marrveshje klasike politike”, tha Abdixhiku.
“Të dyja rastet na duhen 2/3 e votave. Kemi lënë të takohemi në ditët në vijim për të diskutuar për njërën nga dy mundësitë”, shtoi tutje i pari i LDK-së.
