Federico Valverde bën heroin, Reali me mund mposht Celta Vigon

Federico Valverde bën heroin, Reali me mund mposht Celta Vigon

Real Madridi ka marrë tre pikë të vështira në udhëtim te Celta Vigo, në kuadër të xhiros së 27-të në La Liga.

“Los Blancos” arritën t’i arkëtojnë pikët e plota falë një fitore të vështirë me rezutlat 1-2.

Aurelien Tchouameni shënoi një supergol pas 11 minutave lojë për të kaluar Realin në epërsi.

Sidoqoftë, Iglesias shënoi një gol të bukur pas asistimit të Sëedberg për të barazuar rezultatin (25’).

Real Madridi dominoi plotësisht në posedim por nuk është që krijoi ndonjë rast të rrezikshëm për t’i marrë pikët e plota.

Në fakt, Celta lehtë mund të shkaktonte një befasi por Iago Aspas dështoi keq nga afërsia për të goditur shtyllën (87’).

Kur të gjithë mendonin se Reali do të lëshonte pikë, Federico Valverde shënoi një supergol nga distanca për ta bërë heroin te madrilenët (90+4’).

Reali tani ka 63 pikë, një më pak se Barcelona por katalunasit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar derisa Celta zë pozitën e gjashtë me 40 pikë./

Related Articles