Murati: Kabineti i Presidentes e interpretoi gabim deklaratën time

Murati: Kabineti i Presidentes e interpretoi gabim deklaratën time

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reagur me një status duke demantuar mënyrën se si kabineti i Presidentes Osmani përdori deklaratën e tij të mëparshme për të justifikuar vendimin.

“Sado që ndihem i nderuar që deklarata ime është marrë si referencë juridike, duhet ta sqaroj përsëri: ajo deklaratë lidhet vetëm me rastin kur, pas tre raundeve të votimit dhe pa asnjë kandidat që të ketë marrë 61 vota, shpërndahet Kuvendi dhe shkohet në zgjedhje, sipas Nenit 86, paragrafi 6, të Kushtetutës,” tha ministri.

Ai thekson se dekreti i lëshuar dje nuk bazohet në këtë nen, por në Nenin 82, paragrafi 1.3, i cili parashikon një afat prej 60 ditësh nga nisja e procesit të zgjedhjes së Presidentit, para se të mund të shpërndahet Kuvendi. “Dekreti nuk duhej të lëshoheshte në ditën e dytë, por pasi të kishin kaluar këto 60 ditë, siç kërkon Kushtetuta,” shtoi ministri.

Ai përfundon duke vënë në dukje se, sipas tij, dekreti i lëshuar dje ndodhet në shkelje të Kushtetutës dhe tregon se si do të dukej dekreti nëse do të ishin plotësuar kushtet për shpërndarjen e Kuvendit, siç ai vetë kishte deklaruar më 25 dhjetor.

Related Articles