Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka treguar se Ardian Gjini do të jetë kandidat për kryeministër, në zgjedhjet e radhës parlamentare.
Ai tha se Gjini do t’i prijë listës, teksa tha se edhe ai do të jetë pjesës e listës për deputet.
“Ardian Gjini do t’i prijë listës sonë, po e them Ardian Gjini do të jetë mandatar për kryeministër”, ka thënë Haradinaj në “Frontal” të T7 .
