Në Rahovec janë gjetur mbetje mortore, për të cilat dyshohet se mund t’i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Sipas informacioneve fillestare, mbetjet janë hasur gjatë punimeve në një zonë të kësaj komune, ndërsa menjëherë janë njoftuar autoritetet përkatëse.
“Lidhur me rastin 09.03.2026, gjatë vazhdës së punimeve njësia përkatëse policore në koordinim me IML bazuar edhe në urdhëresën e gjykatës, gjatë gërmimeve ka hasur pjesë eshtërore me prejardhje njerëzore që dyshohet se i përkasin së paku një (1) individi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në raportin policor.
Autoritetet kanë bërë të ditur se mbetjet eshtërore janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjeko-ligjor, në autopsi dhe analizën e ADN-së, me qëllim të identifikimit.
