Dëshmitari në rastin e Krasniqit: Nënshkrimet nuk përputheshin, prandaj u anulua tenderi i parë

Dëshmitari në rastin e Krasniqit: Nënshkrimet nuk përputheshin, prandaj u anulua tenderi i parë

Sot po mbahet seanca në rastin e ish kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, raporton Gazeta Enigma.

Në seancën e sotme po dëshmon dëshmitari Emin Tmava , i cili gjatë fjalës së tij ka deklaruar se mospërputhja në nënshkrime të operatorit Litwin bëri që të anulohej procedura e parë e prokurimit për riparime në Bllokun A5.

“Nënshkrimet në deklaratën nën betim nuk kanë qenë autentike dhe të njëjta me dokumentet e tjera”, tha Tmava.

Teksa iu përgjigj pyetjeve të mbrojtjes së Nagip Krasniqi dëshmitari Tmava tha se nuk kishin zgjidhje tjetër përveç të mos nënshkruanin kontratë me kompaninë Litwin.

“Ndoshta e ka vu në siklet por nuk mund ta rekomandojë kur një operator ekonomik nuk është i përgjegjshëm”, u shpreh ai.

Tmava tha se nuk ka parë presion, mirëpo ishte i pranishëm kur Dragusha i ka thënë Krasniqit se nuk mund ta nënshkruajë kontratën me Litwin pa i dhënë urdhër për këtë me shkrim.

“Kryeshefi ka kërkuar që të vazhdohet me procedura për procedim të kontratës për shkak të afateve. Z. Dragusha i ka thënë që kam kërkesë ose urdhër nga ana juaj… I ka thënë se do të ndihmoj ta përpilosh tekstin”, tha dëshmitari Tmava.

Ai tha se nuk ka pasur dëme në kuptimin e prokurimit publik meqë asnjë pagesë nuk i është bërë kompanisë.

Dëshmitari tha po ashtu se beson që menaxhmenti dhe Ymer Dragusha kanë bërë negocim edhe në periudhën pas anulimit të tenderit.

Related Articles