Të enjten Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhje duke filluar nga ora 13:30, ku pritet të shqyrtohen disa çështje të rëndësishme në kuadër të funksionimit të institucionit.
Sipas njoftimit për media, një nga pikat kryesore të rendit të ditës është shqyrtimi i rekomandimit për pezullimin e partisë politike Aleanca Kosova e Re (AKR).
Përveç kësaj, gjatë mbledhjes pritet të diskutohen edhe disa çështje të tjera që lidhen me aktivitetet e KQZ-së dhe funksionimin e institucioneve zgjedhore.
Më poshtë mund të gjeni dokumentin e plotë të rendit të ditës. / Gazeta Enigma.
