Lufta me zjarret në Turqi, Erdogan falënderon Kosovën për gatishmërinë për ta ndihmuar

Lufta me zjarret në Turqi, Erdogan falënderon Kosovën për gatishmërinë për ta ndihmuar

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka falënderuar shtetet që i kanë ofruar ndihmë këtij shteti, gjatë përballjes me zjarret në shumë zona të vendit.

Në mesin e këtyre shteteve që i ka falenderuar presidenti turk është edhe Kosova.

Erdogan përmes një postimi në Facebook ka thënë se shpreson që shpejt do ta tejkalojnë këtë situatë të vështirë nëpër të cilën po kalon Turqia.

Krerët e shtetit shprehën gatishmërinë për të ndihmuar Turqinë në luftën me zjarret në rast se është e nevojshme.

Orman yangınlarıyla mücadelemizde desteğini, geçmiş olsun dileklerini, taziyelerini ileten, yardıma hazır olduklarını…Posted by Recep Tayyip Erdoğan on Tuesday, August 3, 2021

Related Articles