Mbi 200 persona dyshohen për manipulim votash në Pejë, Prokuroria jep detaje

Mbi 200 persona dyshohen për manipulim votash në Pejë, Prokuroria jep detaje

Të mërkurën nga Prokuroria Themelore e Pejës kanë konfirmuar se pritet të dorëzohen gjithsej 31 kallëzime penale ndaj mbi 200 personave, të dyshuar për falsifikim dhe manipulim të rezultateve zgjedhore për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, raporton Gazeta Enigma.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka njoftuar se rastet lidhen me ndërhyrje në procesin e numërimit dhe evidentimit të votave, ku të dyshuar janë kryesues dhe komisionerë të përfshirë në procesin zgjedhor.

“Rastet lidhen me ndërhyrje në procesin e numërimit dhe evidentimit të votave, ndaj kryesuesve dhe komisionerëve të dyshuar”.

Nikçi ka bërë të ditur se hetimet janë zhvilluar lidhur me dyshimet për keqpërdorime gjatë administrimit të votave, ndërsa autoritetet janë në fazën e procedimit të rasteve përkatëse. / Gazeta Enigma.

Related Articles