Në seancën e sotme, për vrasjen e Liridona Admeajt, po dëgjohet dëshmia e të akuzuarit Kushtrim Kokalla, i cili po përballet me pyetjet e trupit gjykues dhe mbrojtjes.
Në dëshminë e tij Kokalla, ka thënë se s’ka të bëjë me rastin dhe se nuk i ka njoftu Naim Murselin me Granit Plava, ndërkohë nga ana tjetër, Kokalla tregon se qysh kanë shku në Prishtinë bashkë me Plavën.
Ai tutje ka thënë se ka hi kredi 25 mijë euro për Naimin.
“Një orë e gjys kam nejt në shpi te Naimi, dojke me më nejt afër që kam hy në kredi për të. Me Granitin e kem lon mu taku masi t’kryn pun ai në Prishtinë, masi e kryva takimin me Naimin ka insistu mem dërgu mu ai te Graniti edhe pse i thojsha shkoj me taksi pastaj jemi taku në shell me Granitin edhe na kena shku në Gjakovë tani me Granitin”.
