Katër shqiptarë që u ndaluan në Serbi pritet të lirohen menjëherë, bëri të ditur kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përmes një postimi në “Facebook”.
Sipas autoriteteve serbe, të ndaluarit “kanë nxitur urrejtje kombëtare” përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.
Të ndaluarit janë identifikuar me inicialet: A. S., 37 vjeç; E. V., 42 vjeç; E. G., 48 vjeç; dhe A. C., 18 vjeç. Ata akuzohen për veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare.
