Rama: Nuk ka më mallra në trotuare e as bllokim të rrugëve

Rama: Nuk ka më mallra në trotuare e as bllokim të rrugëve

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të martën ka njoftuar për një vendim të ri që synon rregullimin dhe lirimin e hapësirave publike në kryeqytet, raporton Gazeta Enigma.

Rama ka bërë me dije se është ndaluar ekspozimi i mallrave në trotuare dhe në rrugë, me qëllim rikthimin e këtyre hapësirave për qytetarët.

Vendimi parasheh eliminimin e praktikave që pengojnë lëvizjen e lirë dhe uzurpojnë hapësirat e përbashkëta.

Statusi i plotë:

Hapësirat publike janë të qytetarëve, të askujt tjetër!

Është marrë vendim për ndalimin e ekspozimit të mallrave në hapësira publike dhe në rrugë.

❌Nuk ka më mallra në trotuare.
❌Nuk ka më bllokim të rrugëve.
❌Nuk ka më zënie të hapësirave që u takojnë të gjithëve.

Këto hapësira janë për të ecur lirshëm, për fëmijët, për familjet, jo për t’u uzurpuar.

Related Articles