Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtarake ndërmjet së cilës Qeveria e Republikës së Turqisë do të mbështes Qeverinë e Republikës së Kosovës me 200 milionë lira turke.
Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se këto mjete janë të destinuara për forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Miratohet në Qeverinë e Republikës së Kosovës nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtarake ndërmjet së cilës Qeveria e Republikës së Turqisë do të mbështes Qeverinë e Republikës së Kosovës me 200,000,000.00 TL ( dyqind milionë lira turke) për forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar ai.
