Superliga e Kosovës rikthehet në aksion, sot luhet vetëm një ndeshje

Superliga e Kosovës rikthehet në aksion, sot luhet vetëm një ndeshje

Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet këtë vikend me xhiron e 28-të, ku nuk pritet të mungojë spektakli në fushë.

Gjatë ditës së sotme (e shtunë) do të zhvillohet vetëm një ndeshje, ndërsa të dielën janë paraparë të luhen edhe tri takime të tjera të kësaj xhiroje.

Në një nga përballjet e ditës, FC Prishtina e Re, që këtë edicion po lufton për mbijetesë në elitë, do të jetë nikoqire e FC Malishevës.

Për vendasit, kjo ndeshje ka rëndësi jetike, pasi një rezultat pozitiv do t’i mbante në garë për mbijetesë, ndërsa një humbje eventuale do t’i dëmtonte seriozisht gjasat për qëndrimin në elitë.

Në anën tjetër, Malisheva, që këtë edicion ka pasur luhatje në rezultate, synon fitoren për të vazhduar garën me Gjilanin dhe Prishtinën për pozitat e para në tabelë.

Në takimin e fundit mes këtyre dy skuadrave, të zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj”, kishte triumfuar Malisheva me rezultat minimal 1-0.

Ndeshja është paraparë të nisë nga ora 15:00.

Related Articles