FSK pajiset me uniforma dhe pajisje të reja

FSK pajiset me uniforma dhe pajisje të reja

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë kontratë për furnizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) me uniforma pune, uniforme ceremoniale dhe pajisje për bendin muzikor, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe gatishmërisë së saj.

Kontrata kornizë është për 36 muaj dhe përfshin furnizime sipas kërkesave teknike të tenderit.

Fitues i tenderit është kompania “Sabit Makiqi B.I.”, me ofertë prej 1,698,215 euro, nga 1,735,699 euro sa ishte vlera e parashikuar.

Sipas Ministrisë, ky furnizim synon të përmirësojë standardet dhe funksionimin e FSK-së në detyrat e saj.

Related Articles