Barcelona fiton lehtë derbin katalunas, i ikën Realit në garën për titull

Barcelona fiton lehtë derbin katalunas, i ikën Realit në garën për titull

Barcelona ka përfituar nga gabimi i Real Madridit për ta rritur edhe më shumë distancën në krye, me një fitore ndaj Espanyolit.

Katalunasit zhvilluan një tjetër paraqitje mahnitëse për të triumfuar me rezultat 4-1.

Pas vetëm nëntë minutave lojë, Ferran Torres shënoi me kokë pas harkimit të Lamine Yamal për të zhbllokuar epërsinë.

Të njëjtit bashkëpunuan sërish edhe te goli i dytë, ku këtë herë Torres shënoi me këmbë nga afërsia (25’).

Espanyol dha pak “shenja jete” falë Pol Lozanos, i cili realizoi pas një topi të kthyer (56’).

Sidoqoftë, Lamine Yamal u gjend në vendin e duhur pas topit të kthyer nga një aksion i shpejtë për të qetësuar tifozët vendas (87’).

Kurse, dy minuta më vonë Marcus Rashford e vulosi fitoren pas asistimit të Frenkie de Jong (89’).

Barcelona kështu shkon në kuotën e 79 pikëve, nëntë mbi Realin derisa Espanyol zë pozitën e 10-të me 38 sosh.

Related Articles