Sot do të mblidhen disa komisione parlamentare

Sot do të mblidhen disa komisione parlamentare

Sot Kuvendi i Kosovës do të mledh disa komisione parlamentare, në rend dite janë çështje që lidhen me energjinë, financat pblike dhe përzgjedhjen e kandidatëve për institucione të pavarura.

Me fillim të orës 09:00 Komisioni Ad hoc do të mblidhet për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së do të zhvillojë intervistimin e kandidatëve.

Në të nejtën orë, Komisioni për Ekonomi do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtohet në parim Projektligji për Energjinë Elektrike,

Ndërkohë, në orën 11:00 do të mblidhet Komisioni për Buxhet ku do të trajtojë disa çështje financiare, përfshirë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) të Kuvendit të Kosovës për vitet 2027-2029, Raportin vjetor të shpenzimeve për vitin 2025, si dhe Raportin financiar të Avokatit të Popullit po ashtu për vitin 2025.

Kurse, Komisioni për Legjislacion do të intervistojë kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës./GazetaEnigma/

Related Articles