Klubi SC “Gjilani” ka prezantuar sulmuesin më të ri të kësaj skuadre, raporton Gazeta Enigma.
“Marrëveshja me ‘bomberin’ shqiptar është punë e mbyllur, ndërkohë që zyrtarimi i tij pritet të ndodhë shumë shpejt”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ndryshe, Krasniqi është nga Kavaja, teksa në sezonin e fundit u aktivizua te skuadra kampione, “Teuta” e Durrësit.
Përveç te Teuta, 25-vjeçari ka luajtur edhe te Skënderbeu i Korçës dhe Apolonia e Fierit.
Sezonin e fundit, Blerim Krasniqi e mbylli me pesë gola dhe tre asistime nga 2,723 minuta të luajtura në të gjitha garat.