Konfirmohet rasti i parë i lisë së deleve/dhive në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë i lisë së deleve/dhive në Kosovë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural pemës Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njoftoi të mërkurën ka njoftuar se është konfirmuar rasti i parë i sëmundjes Lija e Delve/Dhive (Sheep Pox/GoatPox), në fshatin Sazli, Komuna e Ferizajt.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot ka vendosur masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjes Lija e Deleve/Dhive. 

Masat zbatohen në regjionin e Ferizajt dhe Gjilanit ( varësisht nga situata masat mund të ndryshojnë)

I. Masat e përgjithshme:

a) Ndalohet lëvizja e kafshëve Dele, Dhi nga fermat, tregtimi në tregje dhe shitblerja;

b) Fermat në të cilat konfirmohet prezenca e sëmundjes, vendosen ne masë izolimi/karantine të plot. U ndalohet çdo lëvizje hyrje dalje.

c) Obligohen fermerët mbajtës të Deleve dhe Dhive, për çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të kafshëve, menjëherë të njoftojnë veterinarin. Praktikat veterinare janë të obliguar të zbatojnë protokollet shëndetësore veterinare për parandalimin dhe luftimin e kësaj sëmundje

d) Fermerët mbajtës të Deleve, Dhive të aktivizojnë masat e biosigurisë ne fermat e tyre.

e) Të përcaktohen lokacionet për Groposjen e kafshëve të ngordhura nga Komunat;

f) AUV vazhdon me hulumtimin epidemiologjik, marrjen e mostrave dhe kryerjen e testimeve laboratorike;

II. Përjashtimisht nga pika I e këtij vendimi, lejohet lëvizja kafshëve nga fermat e lira nga kjo sëmundje deri në thertore të licencuara, me pëlqimin paraprak të inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

III. Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë punën për tregtimin e kafshëve të imta Dele Dhi.

IV. Obligohen, Policia e Kosovës, organet Komunale në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.

Related Articles