Sorensen sot vjen në Kosovë, pritet të takohet me Kurtin

Sorensen sot vjen në Kosovë, pritet të takohet me Kurtin

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, do të qëndrojë më 15 prill në Prishtinë, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kështu tha një burim në Bruksel për Radion Evropa e Lirë.

Vizita e Sorensenit në Prishtinë vjen pas asaj që zhvilloi në Beograd më 9 prill, ku u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Emisari evropian tha se me Vuçiqin zhvilloi diskutime për avancimin e diskutimeve për çështjet kryesore të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe analizimin e përparimit për Ligjit për të huajt në Kosovë.

Related Articles