Distria Krasniqi është kualifikuar në finalen e Kampionatit Europian që po mbahet në Tbilisi të Gjerogjisë.
Krasniqi fitoi përball xhudistes italiane, Odette Giuffrida.
Xhudistja numër një në Kosovë, tashmë ia ka siguruar medaljen vendit të saj, por mbetet të shihet se cila do jetë: e artë apo e argjendtë.
Në finale ajo e pret fituesen e duelit, Ariane Toro Soler vs Amandine Buchard.
