Policia jep detaje për aksionin në Zubin Potok

Policia jep detaje për aksionin në Zubin Potok

Policia e Kosovës të shtunën ka ka zhvilluar operacion në dy lokacione në Zubin Potok, ku u bë zbulimi i mjeteve të dyshuara ilegale është arritur falë bashkëpunimit me qytetarët.

Në raportin 24 orësh Policia ka zbuluar edhe emrat e lokacioneve në cilat është zhvilluar aksioni si dhe çka është gjetur e sekuestruar.

Luca Reka, Zubin Potok / 18.04.2026 – 13:10. Policia gjatë patrullimit në një shtëpi të pabanuar, kanë gjetur dhe sekuestruar armë gjysmë automatike me bajonetë, fishekë kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe një llogo të shtetit serb. Rasti është duke u hetuar”.

Paljevë, Zubin potok / 18.04.2026 – 15:35. Policia gjatë patrullimit në një shtëpi të pabanuar kanë gjetur dhe sekuestruar një zollë, armë AK-47, granata dore, trombllona, karikatorë të AK-47, fishekë kalibrave të ndryshëm dhe bajoneta. Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe njësiti i EOD-së.  Rasti është duke u hetuar”, njoftoi Policia.

Related Articles