Familja e Liridona Ademajt: Shpresojmë që kriminelët ta paguajnë përjetësisht me burg

Familja e Liridona Ademajt: Shpresojmë që kriminelët ta paguajnë përjetësisht me burg

Një ditë para shpalljes së vendimit në rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, ka reaguar vëllai Leonard Ademaj.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai tha se familja shpreson që të akuzuarit të dënohen me burgim të përjetshëm.

“Nesër gjykata e jep vendimin në rastin e vrasjes së Liridonës tonë. Ne të gjithë, por sidomos mama jeme, që i është thyer shpirti, shpreson që kriminelët që e kanë vrarë Liridonën do ta paguajnë përjetësisht me burg, ashtu siç përjetësisht ne do të mbesim pa Liridonën tonë për shkak të krimit të tyre”, shkroi Ademaj.

Të akuzuar në këtë rast janë ish-bashkëshorti i viktimës Naim Murseli, bashkë edhe me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën. Kujtojmë se ngjarja që ndodhi në nëntor të vitit 2023 tronditi Kosovën.

Related Articles