Policia po e heton vdekjen e një burri në Suharekë

Policia po e heton vdekjen e një burri në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një burri në Suharekë, i cili të hënën thuhet se është dërguar pa shenja jetë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF). 

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është sjellë pa shenja jete në QKMF Suharekë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Related Articles