Merr përmasa alarmante situata nga zjarret në Suharekë, Bali Muharremaj flet për Gazetën “Enigma”
Bali Muharremaj, kryetar i Suharekës për Gazetën “Enigma“, ka thënë se gjendja në këtë komunë është ende e rënduar dhe se sot pas dite nga zjarret janë djegur disa shtëpi.
“Era e fortë ka shkaktuar përplasje të telave të rrymës, dhe si rezultat i kësaj situate janë djegur disa shtëpi, si në Mushtisht Sallagrazhdë, Gjinoc, e në shumë pjesë tjera”, ka njoftuar Muharremaj.
Gjithashtu ai për Gazetën Enigma ka folur rreth mobilizimit të qytetarëve në fshtrat e Suharekës, për ti dal në ndihmë ekipeve të komunës për menaxhimin e situatës.
“Ndërprerja e energjisë elektrike po shkakton mungesë të ujit, dhe kjo është një problem që po na vështirëson edhe më shumë punën tonë”, ka thënë ai.
Vullnetarët e fshtrave që po vazhdojnë të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve, e të cilët në këto momente janë duke bërë një pauz të shkurt, pas intervenimit të mënjëhershëm që patën së bashku me kryetarin e kësaj komune.
“Duhet të jemi në mobilizim e sipër, ngase temperatura e lartë po shkakton zjarre në disa dimenzione, mirëpo unë shpresoj dhe besoj që edhe në fshatra po mobilizoheni në grupe vullnetare që të mbetemi vigjilent përballë kësaj situate”, thotë Muharremaj në reagimin e tij në Facebook. /Gazeta Enigma/