Sot rreth orës 14:00, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), është njoftuar nga komandanti i stacionit të Policisë së Kosovës në Obiliq për shpërthimin e zjarrit në një lokacion në fshatin Plemetin.
Në këtë drejtim, menjëherë pas marrjes së informacionit KEK-u ka dërguar njesitë e specializuara të zjarrëfikësve dhe shpëtimit në vendin e ngjarjes.
Ndërhyrja ka qenë nga ora 14:20 deri në ora 16:30, me ç’rast është lokalizuar zjarri në vend ngjarje dhe është parandaluar përhapja e zjarrit në fshat.
Për t’u shuar ky zjarr, ekipet e specializuara të zjarrëfikësve dhe shpëtimit nga BIPMKZ-KEK kanë përdorur disa kamionë me ujë si dhe automjetin komandues.
Menaxhmenti i KEK-ut ka përgëzuar ekipet e specializuara të zjarrëfikësve dhe shpëtimit për këtë intervenim shumë të shpejtë dhe të suksesshëm.
KEK mbetet e përkushtuar t‘i dal në ndihmë dhe të përkrah komunitetin edhe në të ardhmën. Me respekt, Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS