Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit ka deklaruaar se vendit ‘si duhen zgjedhje të jashtëzakonshme’, duke aluduar se gjitha partitë duet të bëhen bashkë për ta zgjidhur ngërqin e krijuar, shkruan Gazeta Enigma.
“Është dashur që gjithë kjo javë të shfrytëzohët për arritjen e konsensutit. Vendit nuk i duhen zgjedhjet e jashtëzakonshme, por situata aktuale po më ngjason me situatën e vitit të kaluar, që s’kishte vullnet për të dalë nga bllokada e krijuar. Është e rëndësishme që palët të reflektojnë, të kihet parasysh mesazhi që qytetarët e kanë dhënë në zgjedhjet e fundit”, theksoi ajo.
Sipas saj kushdo që mendon që “nëse shkojmë në zgjedhje situata mund të ndryshoj e kanë gabim”.
“Qytetarët dinë të ndëshkojnë këdo që e ka gabim, dhe këso që me veprimet e tyre e dëmton vendin”.
Pas kësaj ajo kërkoi unitet nga partitë dhe propozimin e emrave konkret për presidentin nga ana e LDK-së dhe PDK-së.
“Të bëhemi bashkë që ta zgjedhim presidenten apo presidentin. Unë nuk e di se kush është emri i partive opozitare, le ta bëjnë, le t’i propozojnë emrat e kandidatëve për president dhe pastaj flasim e vendosim për të”. / Gazeta Enigma
Haxhiu: Vendit s’i duhen zgjedhje të jashtëzakonshme, opozita të propozoj emra konkret për president
