Kuvendi i Kosovës sot pritet të shqyrtoje Projektligjin për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, krahas pikave të tjera të rendit të ditës, raporton Gazeta Enigma.
Ishte propozim i VV-së për futjen në rend dite, gjë e cila u përkrah edhe nga opozita.
Ndërkohë që opozita nuk e ka përkrahur futjen në rend ditë të disa projektligjeve të tjera, përfshirë atë për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, duke thënë se nuk kanë kaluar në Komisione në lexim të dytë.
“Ne jemi që marrëveshja e Bordit të paqes të futet si pikë e rendit të ditës. Ndërsa për të tjerat jemi kundër. Nuk mund ta trajtojmë byronë këtu pa kaluar në lexim të dytë në Komisionin për Legjislacion”, ka theksuar deputeti i PDK-së Përparim Gruda.
Edhe nga LDK-ja pati deklarim të ngjashëm.
“Në përkrahim pikën për Bordin e Paqes ndërkohë që nuk përkrahim futjen e projektligjeve të tjera sidomos, atyre që nuk kanë kaluar në lexim të dytë në komisione”, ka theksuar ajo.
Kurse nga VV-ja kanë theksuar se ka urgjencë për votimin e tyre.
“Sa i përket Projektligjit për Byronë ne jemi njoftuar që dëgjimi publik është finalizuar, ndërkohë urgjenca për këtë është pasur parasysh rrethanat që ndodhemi si Kuvend. Ndërkaq dy projektligjet për energjinë, tashmë si Kuvend kemi pranuar edhe një shkresë nga Sekretariati i Komitetit të Energjisë, janë pjesë e planit të rritjes”, ka thënë shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci.
