Mediat ndërkombëtare raportojnë për dënimet ndaj të akuzuarve për sulmin në Banjskë

Mediat ndërkombëtare raportojnë për dënimet ndaj të akuzuarve për sulmin në Banjskë

Disa media ndërkombëtare kanë raportuar për vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me rastin e sulmit të armatosur në Banjskë të shtatorit 2023, ku janë dënuar Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Toliq me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq me 30 vjet burgim.

Sipas raportimit të “Reuters”, gjykata ka dënuar tre persona të përfshirë në këtë rast, ku dy prej tyre janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa një tjetër me 30 vjet burgim. Të dënuarit janë shpallur fajtorë për rolin e tyre në sulmin e armatosur ku humbën jetën katër persona, përfshirë edhe zyrtarin policor Afrim Bunjaku, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur.

Ndërkohë, “The Washington Post” ka raportuar se një nga figurat kryesore të dyshuara për organizimin e grupit, Milan Radoiçiq, vazhdon të mbetet në arrati dhe nuk është dorëzuar ende para autoriteteve, pavarësisht hetimeve të zgjeruara dhe presionit ndërkombëtar për arrestimin e tij.

Raportimet ndërkombëtare theksojnë se ky rast vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes globale, për shkak të ndikimit të tij të drejtpërdrejtë në situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe më gjerë në stabilitetin e rajonit.

Related Articles