Komandanti i KFOR-it falënderon aleatët në NATO që po mbështesin sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it falënderon aleatët në NATO që po mbështesin sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major, Ozkan Ulutas, është takuar sot me zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila Shekerinska, në selinë e NATO-s, në Bruksel.

Sipas një njoftimit të këtij misioni, Ulutas ka informuar Këshillin e Atlantikut të Veriut në formatin e KFOR-it, me ambasadorë nga të gjithë aleatët e NATO-s dhe vendet partnere që kontribuojnë me personel në mision.

“Gjeneral Major Ulutaş ilustroi përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe ndau pikëpamjet e tij mbi situatën aktuale të sigurisë në të gjithë rajonin. Ai falënderoi të gjithë Aleatët dhe partnerët e NATO-s për përpjekjet e tyre të palëkundura për t’u siguruar që KFOR-i të jetë i pajisur mirë me burime dhe i pozicionuar mirë, si dhe për angazhimin e tyre të palëkundur në mbështetje të sigurisë në Kosovë dhe stabilitetit rajonal.”, thuhet në njoftim.

Aty thuhet se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij në Kosovë, për të kontribuuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes.

Related Articles