Ekzekutivi hap pozita të reja, reagon Bajrami: Nuk paska qenë fundi

Ekzekutivi hap pozita të reja, reagon Bajrami: Nuk paska qenë fundi

Hykmete Bajrami nga LDK-ja ka reaguar pasi ezkekutivi, konkretisht Ministria e Drejtësisë ka hapur konkurs për tri pozita të larta, raporton Gazeta Enigma.

“Nuk paska qenë fundi”, e nisi reagimin e saj, Bajrami e cila tha se pas shpalljes së rreth 20 pozitave të larta udhëheqëse në prag të shpërndarjes së Kuvendit, qenkan shpallë edhe 3 pozita të tjera nga Ministria e Drejtësisë:

1. Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas,

2. Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar,

3. Drejtor i Përgjithshëm në Inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë,

“Pra, edhe drejtësia, shapllë konkurse në kundërshtim me Ligjin, Institucionet që lidhen me ndihmën juridike, me pasurinë e sekuestruar dhe me inspektimin brenda Ministrisë së Drejtësisë, u bënë pjesë e valës se konkurseve joligjore, dmth. zgjedhin udhëheqës në mënyrë joligjore dëtyrë e të cilëve është zbatimi i ligjit”, theksoi ajo.

Ish deputja tha se “Ligji për Qeverinë është i qartë”.

Neni 31 – Kufizimet e Qeverisë në dorëheqje përcakton se Qeveria në dorëheqje:

“Nuk inicion procedura të reja për emërimin në pozitat publike, për emërimin e të cilave është kompetente në bazë të ligjeve përkatëse.”

“Qeveria në dorëheqje nuk është qeveri me mandat të plotë. Kjo qeveri nuk ka legjitimitet sepse me vetëdëshirë e ka dërgu vendin në zgjedhje dhe tani duhet të sillet konform kufizimeve ligjore. Ajo duhet të kryejë vetëm punët e domosdoshme, jo të hapë konkurse për pozita kyçe në administratë, agjenci, drejtësi e institucione publike. Institucionet nuk janë pronë partie, drejtësia nuk është strehë për militantë dhe shteti nuk është zyrë punësimi për pushtetin në ikje”, ka thënë ajo.

“Qeveria e re duhet t’i ndalë menjëherë këto procese, t’i shqyrtojë të gjitha konkurset e shpallura në këtë periudhë dhe të sigurojë që pozitat publike të plotësohen vetëm me njerëz profesionistë, të pavarur dhe me integritet”.

Related Articles