LDK: Mijëra profile false po tentojnë të deformojnë percetimin publik për ‘Tubimin e Bashkimit’

LDK: Mijëra profile false po tentojnë të deformojnë percetimin publik për ‘Tubimin e Bashkimit’

Lidhja Demokratike e Kosovës, pak para “Tubimit të Bashkimit”, ka reaguar, duke thënë se mijëra profile të dyshimta dhe llogari të automatizuara, po tentojnë ta deformojnë perceptimin publik, për ta ulur artificialisht besueshmërinë e komunikimit politik dhe për të krijuar atmosferë të rreme refuzimi e polarizimi.

LDK i bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të jetë të vetëdijshëm se kjo pritet të jetë një nga strategjitë kryesore të fushatës zgjedhore.

“Vullneti qytetar nuk mund të manipulohet nga ushtri profilesh false, rrjetet anonime apo mekanizma propagande”, u tha në reagim.

Lexojeni më poshtë reagimin e plotë:

Related Articles