Ish deputetja Albena Reshitaj, e cila iu është bashkuar Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit, u shpreh e bindur se qytetarët “do ta ndëshkojnë” kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Reshitaj tha se populli do ta mbështesë ish-presidenten Vjosa Osmani.
“Qytetarët do ta ndëshkojnë dhe do ta ndihmojnë Albin Kurtin, me ndëshkimin që do të ia bëjnë me votë. Sepse do të reflektojë dhe do ta kuptojë që Kosova është shtet demokratik”, tha ajo.
