Abdixhiku: Ne jemi gati – Ejani dhe ju!

Abdixhiku: Ne jemi gati – Ejani dhe ju!

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shkruar pas “Tubimit të Bashkimit” që e mbajti sot LDK-ka, ku ish presidentja Vjosa Osmani u rikthye në shtëpinë e saj të mëhershme.

Abdixhiku tha se qytetarëve të Kosovës, “u shtrijmë ftesën për rrugëtimin që po nisë sot!”.

“Të ecim bashkë. Sepse Republika bëhet kur zgjohet vetëdija e një populli që vendos të mos presë më askënd tjetër për ta bërë vendin e vet më të mirë”, shkroi Abdixhiku, duke publikuar një fotografi bashkë me Vjosa Osmanin.

“Ne jemi gati. Ejani dhe ju!”, tha në fund ai.

Related Articles