Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, i ka uruar suksese Ardian Gjinit, pasi ky i fundi u përcaktua si prijës i listës së kësaj partie për zgjedhjet e 7 qershorit, si dhe kandidat për kryeministër.
Haradinaj, për Gjinin tha se “përfaqëson vizionin, përgjegjësinë dhe seriozitetin që i duhet Republikës së Kosovës në këtë moment të rëndësishëm politik”.
“Jam i bindur se me përvojën, maturinë dhe përkushtimin tënd, do të udhëheqësh me dinjitet në shërbim të qytetarëve dhe të ardhmes euroatlantike të vendit”, tha Haradinaj.
“Kosova ka nevojë për lidership të qëndrueshëm, bashkues e zhvillimor. Besoj se ti je njeriu i duhur për këtë përgjegjësi. Të priftë e mbara, Ardian!”, tha në fund Haradinaj.
