Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit për shtypjen e fletëvotimeve dhe broshurave të kandidatëve për zgjedhjet e 7 qershorit pasi nuk ka pranuar asnjë ofertë nga operatorët ekonomikë, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas njoftimit të publikuar nga KQZ, aktiviteti i prokurimit kishte të bënte me “Shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave të votuesve për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2026”.
Në dokument thuhet se procedura është anuluar “në mungesë të ofertuesve”, ndërsa në tabelën e operatorëve ekonomikë pjesëmarrës nuk figuron asnjë kompani aplikuese.

