Faton Peci, kryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut, në një deklaratë për media tha se kush fiton 41 deputetë nuk mund të bëhet president pa liderin e asaj partie, duke përmendur Albin Kurtin.
Ai shtoi se fushata duhet të fokusohet në programe dhe jo në gjuhë të ashpër politike.
“Kushdo që i fiton 41 deputetë më 7 qershor, nuk ka president pa atë lider të asaj partie politike. E ai lider është Albin Kurti, që në asnjë variant s’mundet me ra nën 41 deputetë. Prandaj këshilla jem është bëni fushatën, shpalosni program”, tha ai në “DPT te Fidani”.
“Këshilla jem është mos i jepni zor shumë, jo në aspektin e të bërit fushatë, por mos ta kontaminojmë gjuhën politike se nuk i ndihmojmë Kosovën”, tha Peci.
