Krim i rëndë në Maqedoninë e Veriut, burri vret me thikë bashkëshorten

Krim i rëndë në Maqedoninë e Veriut, burri vret me thikë bashkëshorten

Një 33-vjeçar nga Manastiri dyshohet se ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 31-vjeçare në orët e mëngjesit të sotëm, pas një zënke verbale në lagjen Bair të qytetit.

Sipas informacioneve, çifti, i cili ka katër fëmijë, ka jetuar i ndarë për shkak të mosmarrëveshjeve, ndërsa ngjarja tragjike ka ndodhur përpara shtëpisë së babait të viktimës.

“Sot zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Manastir e kanë privuar nga liria personin me inicialet A.R. (33) nga Manastiri. Ai dyshohet se sot në mëngjes rreth orës 06:40 me thikë e ka sulmuar bashkëshorten e tij A.V. (31) nga Manastiri, me të cilën nuk kanë jetuar bashkë, e cila nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje. Mjeku i Urgjencës ka konstatuar vdekjen. Personi është mbajtur në Stacion Policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik kundër tij do të dorëzohet kallëzim përkatës”, tha Goce Andreevski, MPB.

Pas arrestimit të të dyshuarit, në terren ka dalë prokurori publik, i cili ka urdhëruar ekspertiza.

“Është dhënë urdhër për autopsi të të ndjerës, ndërsa nga vendi i ngjarjes janë marrë gjurmë dhe prova materiale të cilat do të jenë lëndë e ekspertizës”, thonë nga Prokuroria.

Related Articles