Një person është arrestuar në Malishevë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari në gjendje të dehur, dyshohet se ka bërë dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.
