Gjenerali Chris McKinney, zëvendësdrejtor i Komandës Evropiane të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, ka realizuar vizitën e tij të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ai ka takuar edhe komandantin e Forcës së Sigurisë, Bashkim Jasharin.
McKinney, e falënderoi Jasharin, për vitet e koordinimit dhe bashkëpunimit në përmirësimin e parandalimit ndaj kërcënimeve për Evropën Juglindore.
“Përparimi që kemi arritur së bashku pasqyron forcën e përkushtimit tonë të përbashkët për një Evropë Juglindore të sigurt, stabile dhe prosperuese,” theksoi McKinney gjatë vizitës t
Takimi nënvizoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për modernizimin e mbrojtjes së Kosovës dhe bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë.
