Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) do të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.
Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, fillimisht do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime.
“Për fillimin e verfikimit/numërimit në të gjitha komunat dhe për të njoftuar për aktivitetet e KQZ-së pas ditës së zgjedhjeve, do të mbajmë konferencë për media në orën 16:30, në QKN “1 Tetori” në Prishtinë”. “Numërimi i votave të subjekteve politike në të gjitha vendvotimet, është përmbyllur të dielën në mbrëmje, më 7 qershor, dhe të gjitha materialet janë dorëzuar në Qendra Komunale të Numërimit”, tha Elezi.
