Kryeministri i Pakistanit thotë se është arritur pajtim për tekstin përfundimtar të paktit të paqes ShBA – Iran

Kryeministri i Pakistanit thotë se është arritur pajtim për tekstin përfundimtar të paktit të paqes ShBA – Iran

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka thënë se është arritur pajtim për tekstin përfundimtar të marrëveshjes së paqes mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Ai tha në rrjetin X se Pakistani është duke punuar me të dyja palët për t’i finalizuar hapat e ardhshëm, shkruan gazeta “The Guardian”.

Më herët të premten, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, tha se një “memorandum mirëkuptimi i Islamabadit” për adresimin e luftës ShBA – Izrael kundër Iranit “nuk ka qenë kurrë më afër”, por u bëri thirrje mediave që të përmbahen nga spekulimet për përmbajtjen e dokumentit derisa ai të finalizohej.

Kryediplomati Iranian tha se vendi i tij do t’i ndaj me publikun të gjitha hollësitë në kohën e duhur, në atë që ai e quajti qasje të përgjegjshme dhe transparente të Teheranit.

Gjithashtu të premten, një zyrtar i lartë i administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, tha se marrëveshja në ardhje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është “e mbështetur në performancë”.

Ndërkohë, agjencia iraniane e lajmeve “Fars”, duke cituar një burim të afërt me ekipin negociator të Iranit, i cilësoi si të rreme raportimet se marrëveshja mes dy vendeve do të nënshkruhet të dielën në Gjenevë.

Related Articles