Për dallim nga vikendi në pikat kufitare ka pasur radhë të gjata të pritjes së mërgimtarëve, derisa dita e hënë duket të jetë më e qetë, raporton Gazeta Enigma.
Kjo u bë e ditur përmes Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritjet në këto dy pika kufitare por edhe në të tjerat janë shumë të vogla.
Për të hyrë në pikë-kalimin kufitar në Merdare, mërgimtarëve iu duhet të presin rreth 20 deri në 30 minuta, derisa në dalje deri në 45 minuta pritje.
Gjithashtu, në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet për në hyrje nga Kosova janë 5 deri në 10 minuta, ndërsa në dalje deri në 40 minuta.
Ndryshe, gjatë vikendit fluks i madh i veturave dhe pritje deri në mbi 5 orë ishin në pikën kufitare në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.