Njëri nga inspektorët që sot pa ndonjë lajmërim paraprak mori pjesë në inspektimin e qumështores “Vita”, ishte edhe Fitim Gashi.
Gashi është anëtar i Vetëvendosjes në komunën e Kaçanikut.
Siç shihet edhe në fotografi, ai është aktivist i zellshëm i partisë në pushtet, shkruan VOX Kosova.
Qumështorja “Vita” është mbyllur për të paktën shtatë ditë pasi shteti sot zbarkoi me “një armatë” inspektorësh në kontrolle në Fabrikën e kësaj kompanie në Istog.
“Ne kemi marrë vendim si bord që ta mbyllim. Që është vendimi më i rëndë. Ta mbyllim deri në një vendim tjetër. Të paktën për 7 ditë. Dhe këta të ministrisë nuk brengosen, se këta punëtorë do të mbesin pa pagë dhe fermerët do ta gjuajnë qumështin”, tha drejtori i qumështores, Artan Spahiu.
Sipas tij, inspektorët kanë kërkuar llogari pse prodhuesi ka ulur sasinë e pranimit të qumështit.
“Arsyeja se na kemi thanë që me datën 7, pikat grumbulluese, jo fermerët tanë, por pikat grumbulluese, sasia do të ulet përgjysmë. Arsyeja është që ne i kemi dy milionë litra të cilat ka 3-4 muaj që kemi njoftu dhe nuk kanë marrë masa as Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, njëkohësisht as ministri. Ne kemi pranu rreth 2 milionë e 300 mijë litra më shumë se sa viti i kaluar, por ministri nuk ju ka dokë aq dhe sot ka ardhë me njëfarë torture. Nuk e kam pa asnjëherë që të vijnë 25 inspektorë pa paralajmërim”, shtoi.
