Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka takuar presidentin turk, Rexhep Erdogan, pas samitit të NATO’s, të mbajtur në Ankara.
Rama, e ka cilësuar liderin turk si ‘’mik të çmuar’’, me të cilin u takua në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe.
”Ankara, Turqi – Me Presidentin e Turqisë dhe mikun e çmuar, Recep Tayyip Erdoğan, në Pallatin Presidencial, Cumhurbaşkanlığı Külliyesi, pas Samitit të NATOS e në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe🤝”, ka shkruar Rama.
