Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani

Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, major Bujar Ferizi, ka diplomuar me sukses në programin prestigjioz Lehrgang Generalstabs-Admiralstabs International (LGAI), i cili zhvillohet në Akademinë e Lidershipit të Bundeswehr-it në Hamburg të Gjermanisë.

Sipas njoftimit të FSK-së, programi zgjat gjithsej 17 muaj, duke përfshirë pesë muaj trajnim intensiv të gjuhës gjermane në Bundessprachenamt në Hürth dhe 12 muaj studime të avancuara në fushat e planifikimit strategjik, lidershipit ushtarak, bashkëpunimit shumëkombësh dhe sigurisë ndërkombëtare.

Në këtë gjeneratë morën pjesë 74 oficerë nga 36 shtete të ndryshme, ndërsa majori Bujar Ferizi përfaqësoi Republikën e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke kontribuar në shkëmbimin e përvojave profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

FSK-ja vlerëson se përfundimi me sukses i këtij programi përbën një arritje të rëndësishme profesionale dhe një investim të vlefshëm në zhvillimin e kapaciteteve të saj, në përputhje me standardet e vendeve partnere dhe të NATO-s.

Related Articles