Sulmuesi Milot Rashica pas një periudhë të gjatë ka gjetur rrugën drejtë golit.
Ylli i Kosovës shënoi për ta kaluar Besiktasin në epërsi ndaj Midtjylland, në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Evropës.
Pasi pranoi një top të bukur, Rashica nuk dështoi përballë portierit vendas për ta zhbllokuar epërsinë.
Ky gol gjithashtu do t’i jep fund spekulimeve për lajmet e fundit se kosovari do të largohet nga Besiktasi.
